Bosnja diskuton njohjen e Kosovës

0
199

Njohja e Kosovës nga Bosnja dhe Hercegovina do të bëhet sot në një seancë të jashtëzakonshme që do të mbahet atje.

Kjo vjen pas kërkesës së anëtarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq, i cili kërkoi që Kosova të jetë pikë e seancës.

Këtë e konfirmoi javën e kaluar edhe kryetari i Presidencës, Shefik Xhaferoviq, para gazetarëve duke njoftuar se kanë mbajtur konsultime në lidhje me kërkesat për seanca të jashtëzakonshme të kërkuara nga Komshiq dhe anëtari tjetër i Presidencës, Millorad Dodik,

Ky i fundit paraqiti një kërkesë për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshëm me një pikë të rendit të ditës mbi transferimin e Ambasadës së Bosnjë dhe Hercegovinës nga Tel Aviv në Jerusalem./Klan Kosova.