Borrell njofton Kosovën e Serbinë se do të emërojë një përfaqësues për bisedime dhe Ballkan

0
96

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka biseduar të premten ndaras me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si vazhdimësi e bisedave që ai kishte me ta gjatë vizitës së parë të tij në Beograd dhe Prishtinë në janar.

Njoftimi është dhënë nga zyra e tij ku shtohet se ai ka diskutuar me ta për caktimin e një përfaqësuesi special për dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

“Përfaqësuesi i lartë nënvizoi rëndësinë që reflekton për BE-në dhe atë personalisht që të emërohet një zyrtar në këtë pozitë e që ndikon në stabilitetin dhe progresin e këtij rajon drejt rrugës në BE. Josep Borrell ka rikonfirmuar se ai personalisht është i angazhuar fuqishëm që të përkrah perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe të luaj rolin e tij si lehtësues i dialogut Beograd – Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Borrellit.