Borë artificiale gjatë Lojërave Olimpike në Japoni

0
38

Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike testoi para medias borën artificiale, që mendohet të përdoret gjatë disa garave vitin e ardhshëm, me qëllim freskimin e spektatorëve.

Temperaturat verore në Tokio ndonjëherë i kalojnë 35 gradët Celsius në hije dhe bashkë me një nivel lagështire 80%, janë një përzierje shumë e rrezikshme.

Më shumë se borë, ishte një lloj akulli i grimcuar, që me raste ra në copa mjaft të mëdha, duke befasuar audiencën.

Kostoja e një pajisjeje të tillë nuk u bë e ditur.

”Emetimet e dyoksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë me efekt serrë, nga përdorimi i sistemit, nuk kanë ndonjë ndikim të madh në mjedis”, theksoi Taka Okamura, menaxher i Komitetit Olimpik për masat kundër nxehtësisë./atsh