Boca Juniors shënon 114 vjetorin

0
101

“Boca Juniors” njëri ndër klubet më të mëdha botëror, ka shënuar 114 vjetorin e themelimit.

Klubi Argjentinas nisi te formohet nga të rinjtë e lagjes së qytetit të madh argjentinas Buones Aires si dhe emigrant italian Xhenovez që njiheshin si Xenies dhe merreshin me ngjyrosjen e qytetit.

Bojaxhinjtë dhe banorët e lagjes vendosen për emrin Bocca që nga italishtja do të thotë “Hyrja” që ka kuptimin e hyrjes në qytet nga porti detar.

Por kjo nuk mjaftonte, sepse 5 djemve ju duhej edhe një emër ndërkombëtar dhe ja shtuan dhe Juniors pasi edhe topin e parë e dhuroi një marinar anglez.

Të rinjtë e Buenes Aires kishin gjetur emrin, topin, tash ju duheshin ngjyrat dhe kishte shumë propozime dhe në fund italiani Giovani Brichete dha idenë që të shkojnë në portin detar që të shohin anijen e parë që kalon dhe atë ditë anija e parë ishte me flamurin e Suedisë me emrin “Mbretëresha Sophia”, që nga 3 prilli 1905 ngjyra e klubit ikonë Boca Juniors janë kaltër e verdhë.

Boca Juniors ka zbuluar shumë yje botërore dhe të klubeve evropiane si dhe të Kombëtares së Argjentinës nga Diego Armando Mradona e deri te Carlo Tevez që luan ende në Boca.

Stadiumi i Bocas “La Bombonera” është ndër më spektakolarët në botë kjo falë tifozëve të flaktë.

Boca Juniors ka 33 tituj të ligës së Argjentines, 3 Kupa të Argjentinës si, 6 kupa Libertatores, 3 kupa Interkontinentale si dhe shumë kupa ndërkombëtare dhe shtetërore./Oxygenpress.info