Bob Dole diagnostifikohet me kancer në mushkëri

0
95

Senatori amerikan, Bob Dole, është diagnostifikuar me kancer në mushkëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Twitter ku ka thënë se ai e di se bën pjesë në mesin e miliona amerikanëve që kanë sfida shëndetësore.

“Së fundmi, jam diagnostifikuar me kancer në mushkëri në fazën e katërt. Trajtimi im i parë do të nisë të hënën. Derisa padyshim që kam disa vështirësi përpara, unë gjithashtu e di se i bashkohem miliona amerikanëve që përballen me sfida të rëndësishme shëndetësore”, ka shkruar ai.