Bllokim rajonal në Francë për frenimin e COVID-19

0
54

Autoritetet franceze njoftuan sot masa bllokimi rajonal për të luftuar kundër përhapjes së COVID-19, e para që nga fillimi i krizës shëndetësore në Francën kontinentale, që do të prekë bashkitë e rajonit juglindor të rivierës franceze për dy fundjavat e ardhshme.

Shkalla e incidencës është veçanërisht e lartë në metropolin e Nisës, me më shumë se 700 raste pozitive për 100 000 banorë, më shumë se trefishi i mesatares kombëtare (190), ndërsa rreth 10% e testeve të depistimit janë pozitive (përkundrejt 6% për tërë Francën), në një kontekst të përhapjes së variantit britanik, i cili është më ngjitës.

“Ka pasur një përshpejtim, gjatë dhjetë ditëve të fundit, të pacientëve që janë më të rinj”, konfirmoi Michel Carles, specialist për Sëmundjet Infektive në Qendrën Spitalore Universitare (CHU) në Nisë.

“Një mbyllje në fundjavë, në veçanti, do të shkurajojë vizitorët tanë të shkojnë në Rivierën Franceze gjatë këtyre pushimeve dimërore”, tha kryetari i bashkisë së Nisës, Christian Estrosi.

Përveç kësaj, për 15 ditë, nga e marta, në këtë deparatament do të mbyllen, gjithashtu, bizneset me mbi më shumë se 5 000 metra katrorë, përveç farmacive dhe ushqimoreve./ATSH