Blerim Latifi: Logjikë fashiste ta gjykosh politikisht dikë nisur nga tiparet e fizikut të tij

0
205

Nga Blerim Latifi

Vjosa Osmani asnjëherë nuk më ka bindur politikisht për ndonjë gjë. Në shumë raste e kam kritikuar ashpër publikisht dhe vazhdoj të jem shumë skeptik për potencialin e saj politik, por sulmet që po i bëhen duke marrë për bazë fizikun e saj, nuk më duken aspak normale. Është logjikë fashiste ta gjykosh politikisht dikë nisur nga tiparet e fizikut të tij. Sot në Kosovë ka shumë gra në politikë që janë viktima të kësaj logjike.Politika është punë e mendjes, e jo e peshës apo kapacitetit fizik.Kujtoni Wolfgang Schäuble-n, politikanin e famshëm gjerman, i cili tash e 30 vjet është i paralizuar në këmbë dhe lëvizë me karrocë invalidësh, por kjo nuk i ka penguar gjermanët që t’i besojnë drejtimin e ekonomisë gjermane dhe shumë institucioneve tjera, përfshirë edhe Bundestagun.