Bizneset vendosin flamuj që tregojnë prejardhjen e produktit

0
45

Pas urdhëresës së Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e flamujve në të gjitha produktet në dyqane, Komuna e Drenasit ka filluar zbatimin.

Atje, inskeptorët komunal kanë dalë në teren dhe kanë raportuar se të gjitha lokalet po respektojnë urdhëresën e ministrisë për prejardhjën e produktit, duke e bërë këtë përmes vendosjes së flamurit pranë.

“Në bazë të raportit të inspektorëve komunalë, është konstatuar se të gjithë operatorët ekonomikë në Komunën e Drenasit, me urdhëresën e MTI-së për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimin e flamurit mbi origjinën e produktet, të gjithë operatorët kanë vendosur flamurin duke treguar prejardhjen e produktit”, thuhet në njoftimin e komunës./OxygenPress.info