BioNTech paraqet për rishikim vaksinën antiCOVID-19

0
55

Kompania gjermane e bioteknologjisë “BioNTech” dhe partnerja e saj amerikane “Pfizer” njoftuan sot se u kanë paraqitur rregullatorëve të BE-së për rishikim vaksinën kandidate antiCOVID-19, një proces i shpejtuar që mund të çojë në miratimin e ilaçit.

“Komiteti i EMA-s për Produktet Medicinale për Përdorim Njerëzor ka nisur vlerësimin e të dhënave të gjeneruara në provat paraklinike”, tha “BioNTech” në një deklaratë.

Kjo është vaksina e dytë e mundshme që paraqitet në Agjencinë Europiane të Barnave (EMA) për rishikim, pas një ilaçi të zhvilluar nga kompania shumëkombëshe britaniko-suedeze “AstraZeneca” në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit.

“BioNTech” është kompania e parë gjermane që arrin në këtë fazë të vonë të kërkimit të një vaksine dhe e para që mori miratimin për të filluar testimin klinik në vend, në prill./ATSH