Bill Gates rimerr “fronin” si personi më i pasur në botë

Bill Gates tejkaloi Jeff Bezos si personi më i pasur në botë. Gates rimori fronin e tij me një pasuri neto prej 110 miliardë dollarë, sipas Bloomberg Billionaires Index.

Bashkëthemeluesi i Microsoft u rikthye në vend të parë pas dy vitesh. Ai arriti në krye muajin e kaluar pasi Amazon njoftoi se fitimet e tij për tre muaj ranë në shtator me 28% në krahasim me vitin e kaluar. Por qëndrimi i Gates në krye ishte jetëshkurtër.

Por ai rimori epërsinë pasi aksionet e Microsoft janë rritur me rreth 48% këtë vit, gjë që ndihmoi në rritjen e vlerës së aksioneve të tij në kompani.

Në tetor, Microsoft mundi Amazon duke nënshkruar një kontratë informatike prej 10 miliardë dollarësh me Pentagonin.

Bezos i dha aksionet bashkëshortes së tij prej 25 vitesh duke bërë që të ardhurat e tij të uleshin ndjeshëm.

Tani ai mban vendin e dytë me një vlerë neto prej 108,7 miliardë dollarë./atsh