Bilanci i COVID-19 në botë

0
39

Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 2 092 736 të vdekur në botë që kur Kina njoftoi shfaqjen e sëmundjes në dhjetor 2019, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 97 457 370 raste infektimi janë diagnostikuar zyrtarisht që prej fillimit të pandemisë.

Shifrat bazohen në bilancet e komunikuara çdo ditë nga autoritetet shëndetësore të çdo vendi.

Vetëm ditën e enjte, 17 953 të vdekur dhe 662 119 raste të reja janë regjistruar në botë.

Vendet që kanë regjistruar më shumë të vdekur në bilancet e fundit janë SHBA-ja me 4 045 të vdekur, Britania e Madhe 2 539 dhe Meksika 1 803.

SHBA-ja është një prej vendeve më të prekura si për nga numri i të vdekurve ashtu dhe për nga numri i rasteve, me 410 378 të vdekur për 24 632 468 raste të regjistruara, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Brazili me 214 147 të vdekur dhe 8 697 368 raste, India me 153 032 të vdekur dhe 10 625 428 raste, Meksika me 146 174 të vdekur dhe 1711 283 raste dhe Britania e Madhe me 95 829 të vdekur me 3 543 646 raste.

Mes vendeve më të prekura rëndë, Belgjika është ajo që ka regjistruar më shumë të vdekur në raport me popullsinë, me 178 të vdekur për 100 000 banorë, e ndjekur nga Sllovenia me 158 të vdekur, Republika Çeke me 141 të vdekur, Britania e Madhe me 141 të vdekur, Bosnja me 138 të vdekur dhe Italia me 139 të vdekur.

Europa numëronte sot në orën 11:00 GMT 687 031 të vdekur për 31 529 013 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 564 379 të vdekur për 17 840 992 raste, SHBA dhe Kanadaja 428 956 të vdekur për 25 362 418 raste, Azia 233 763 të vdekur për 14 817 804 raste, Lindja e Mesme 94 852 të vdekur për 4 5091 626 raste, Afrika 82 810 të vdekur për 3 365 924 raste dhe Oqeania 945 të vdekur për 31 600 raste./ATSH