Bien prodhimet bimore dhe blegtorale

0
96

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Llogaritë Ekonomike në Bujqësi”, për vitin 2017

Ky publikim përfshin të dhëna për prodhimet bimore, prodhimet blegtorale dhe shpenzimet në fermë, në terma monetarë.

Vlerat janë prezantuar me çmimet e prodhimit, çmimet aktuale dhe konstante.

Në vitin 2017, prodhimet bimore kanë shënuar rënie për (-2.4%), krahasuar me vitin 2016. Rënia në vlerën e prodhimeve bimore mund të shpjegohet me rënien e prodhimit të drithërave dhe pemëve.

Kurse, prodhimet blegtorale kanë shënuar rritje për 0.1% në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016. Rritja mund të shpjegohet me rritjen e vlerës së prodhimeve blegtorale.

Ndërkaq, gjithsej prodhimet bimore dhe blegtorale kanë shënuar rënie për (-1.3%) në vitin 2017, krahasuar me vitin 2016.

Ndërsa, konsumi i ndërmjetëm gjithsej është vlerësuar rreth 270.6 milionë Euro në vitin 2017, që paraqet një rritje prej 5.3%, në krahasim me vitin 2016.

Llogaritë Ekonomike në Bujqësi 2017 janë hartuar sipas metodologjisë së përcaktuar nga Eurostati: Udhëzuesi i Llogarive Ekonomike për Bujqësi dhe Pylltari EAA/EAF 97 (Rev.1.1) dhe Rregullorja e Komisionit (KE) Nr. 306/2005./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu