Biden zgjedh Pete Buttigieg si sekretar të Transportit

0
40

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden emëroi ish-kryetarin e Bashkisë të South Bend, Indiana, Pete Buttigieg në postin e sekretarit të Transportit, njoftoi sot ekipi i Biden.

Buttigieg, 38 vjeç, është një ish-konkurent demokrat për zgjedhjet presidenciale. Emërimi i tij zyrtar u prit gjatë një takimi në Wilmington, Delaware.

Në një komunikatë, ekipi i Biden dhe zëvendëspresidentes së zgjedhur, Kamala Harris e cilësoi Buttigieg si një funksionar revolucionar dhe transformues të Midwestit industrial, i cili mishëron një brez të ri të udhëheqjes amerikane.

“Nëse konfirmohet si Sekretar i Transportit, Buttigieg do të punojë për të përmirësuar jetën e të gjithë amerikanëve dhe ai do të sjellë të njëjtin vizion dhe mendjemprehtësi politike që gjallëruan South Bend kur ishte kryetar i Bashkisë”, vijon komunikata.

Buttigieg do të hyjë gjithashtu në histori si personi i parë i hapur homoseksual i konfirmuar për të drejtuar një departament të Kabinetit në historinë e SHBA-së.