Biden premton vaksina për të gjithë amerikanët deri në fund të verës

0
44

Presidenti i SHBA, Joe Biden, premtoi se do të punojë që të ketë mjaft vaksina antiCovid-19 për të gjithë amerikanët deri në fund të verës.

Presidenti amerikan përshkruan strategjinë e administratës së tij për të përshpejtuar vaksinimet, duke filluar me urdhrin e 200 milionë dozave të tjera nga Pfizer dhe Moderna.

Sidoqoftë, Biden paralajmëron, se “gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen. Kjo është arsyeja pse maska ​​është e rëndësishme, gjithashtu në dritën e varianteve të reja të Covid që duket se janë më të transmetueshme”./ATSH