Biden përmend në fushatën elektorale rrugën në Kosovë e cila mban emrin e djalit të tij

0
564

Vetëm pak ditë kanë ngelur deri në përballjen finale të Donald Trump dhe Joe Biden për karrigen e Presidentit të Amerikës.

E derisa 3 nëntori të vie, është edhe kandidati demokrat për president, Joe Biden, i cili e ka përmendur Kosovën gjatë fushatës së tij elektorale në Michigan.

Biden para të pranishmëve, ka kujtuar se në Kosovë një rrugë ka marrë emrin e djalit të tij të ndjerë, Beau Biden, si shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e tij.

Tutje ai ka folur edhe për përmendoren e ish-presidentit të SHBA-së, Bill Clinton që ndodhet në Prishtinë.

”Pas një viti të qëndrueshëm kur shërbeu si zyrtar ligjor i SHBA-së, shkoi në Kosovë – o baba, do të jem baba tipik – atje është një përmendore prej mbi 3.5 metrash kushtuar atij, një rrugë e rëndësishme që ata ndërtuan – Rruga “Beau Biden”, për përkushtimin e tij. Biri im u kthye në atdhe me një tufë medaljesh (për shërbim), si shumë të tjerë, para se ta humbte jetën”, u shpreh Biden.

Më 6 qershor të vitit 2016, Qeveria e Kosovës kishte vendosur që rrugës nacionale Gjilan – Ferizaj t’ia vë emrin “Beau Biden”.

Kjo ishte bërë me propozim të kryeministrit të atëhershëm, Isa Mustafës./KlanKosova