Biden: Pasoja shkatërruese, nëse nuk nënshkruhet paketa stimuluese

0
128

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden paralajmëroi sot për pasojat shkatërruese për miliona amerikanë, nëse presidenti aktual Donald Trump nuk nënshkruan, siç ka kërcënuar, paketën e gjerë të stimulit ekonomik të miratuar nga Kongresi.

“Kjo heqje dorë nga përgjegjësitë ka pasoja shkatërruese”, tha ai, duke iu referuar veçanërisht skadimit sot të përfitimeve të papunësisë për 10 milionë persona dhe përfundimit të financimit aktual të shërbimeve shtetërore më 28 dhjetor.

Pas muajsh negociata, parlamentarët e SHBA-së miratuan të hënën një plan mbështetjeje për ekonominë prej rreth 900 miliardë dollarësh, por Trump e refuzoi atë duke kërkuar, ndër të tjera, një rritje të ndihmës së drejtpërdrejtë për familjet./ATSH