Biden: Nuk do ta mbyll ekonominë për shkak të COVID-19

0
77

Kandidati demokrat amerikan Joe Biden, i zgjedhur si president i SHBA, deklaroi se nuk do ta mbyllë ekonominë në mbarë vendin për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Unë nuk do ta mbyll ekonominë, pikë. Do t’i jap fund virusit”, tha Biden pasi një takimi me guvernatorët e 10 shteteve.

Joe Biden deklaroi se çdo rajon është i ndryshëm dhe kjo situatë nuk do të kërkojë mbylljen e ekonomisë në të gjithë vendin.

Ndërkohë, Biden, i cili ka filluar të formojë kabinetin e tij, ka deklaruar se do të shpallë emrin që do ta sjellë në Departamentin e Thesarit së shpejti, para ose pas Ditës së Falënderimeve në SHBA, e cila këtë vit do të festohet më 26 nëntor./ATSH