Biden do të firmosë dekretet e para menjëherë pas betimit

Joe Biden do të nënshkruajë dekretet e tij të para për të luftuar pandeminë dhe për të ndihmuar ekonominë menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së betimit, më 20 janar, tha ekipi i tij i tranzicionit.

Janë një duzinë dekretesh që do të miratohen menjëherë nga Biden, më së voni brenda 10 ditësh.

Siç pritej, do të jetë pjesërisht një çështje rregullimesh që do të shfuqizojnë disa nga masat më të diskutueshme të Donald Trump, siç është ndalimi i hyrjes në SHBA nga disa vende myslimane.

Dritë jeshile edhe për kthimin e SHBA në Marrëveshjen e Parisit për luftën kundër ndryshimit të klimës dhe programin që lejon të bashkojë familjet e emigrantëve të ndarë në kufirin me Meksikën.

Ndër dispozitat në frontin e luftës kundër pandemisë është detyrimi për të mbajtur një maskë në pronat federale dhe në udhëtimet midis shteteve në SHBA.

Gjithashtu pritet të ndalojë dëbimet dhe shtyrjen e pagesave të kredive të marra nga studentët e universiteteve./ATSH