Besnik Tahiri tregon a bërtet Ramush Haradinaj ndonjëherë në parti

0
168

I ftuar në emisionin Oxygen, Besnik Tahiri ka treguar për raportet e pjesëtarëve në AAK dhe mundësitë që kanë të rinjtë në këtë parti.

“Në AAK debatojmë dhe japim mendime për diskutimet që kemi për partinë,  në qeveri kemi njerëz të cilët janë të ri dhe kjo do të thotë se partia jonë jep hapësirë dhe mundësi për të rinjtë”, thotë Tahiri.

Ndërsa për kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se ai e ka bërë ushtrinë e Kosovës, ai gjithashtu thotë se Haradinaj është shumë i sinqertë dhe punët i kryen deri në fund.

“Kush e bëri ushtrinë, ushtrinë e bëri Ramushi me punë”, thotë Tahiri.

Gjuha shqipe sipas Tahirit është e vështirë por kjo për arsye se ka mungesë të të lexuarit.

“Mungesa e leximit, tek kjo çështjë fajtori është jetim sepse është zingjir i cili nis nga familja se sa rrinë fëmijët në telefon, sa lexojnë dhe sa u japim vlerë dhe kohë këshillimit në këto tema.” shtoi Tahiri./oxygenpress.info