Besim Dina tregon kur fillon sezoni i ri i emisionit OXYGEN

0
1685

Në intervistën 60 sekondëshe për PRIVE, Besim Dina ka folur për shumë qështje.

Ndër të tjera ai ka treguar se ku nis sezoni i ri i emisionit, a e ka më prioritet një lidhje apo emisionin, si inspirohet para emisionit, për çfarë krenohet ai më së shumti dhe shumë tema të tjera.

Lexojeni dhe dëgjojeni intervistën e tij:

Kur fillon emisioni OXYGEN?

Besim Dina: Në sekondën e parë të së shtunës më 2 nëntor.

Cfarë rituali ki para se me ja nis emisionit?

Besim Dina: Me ndëgju koncertin e Mark Knopflerit, më inspiron.

Kush është dioksidi i karbonit në Oxygen?

Besim Dina:  ë ë ë      Ylberi.

Për çka je më së shumti krenar?

Besim Dina: Për papërkulshmëri.

Cili është paragjykimi më i madh që ke pasur?

Besim Dina: Gjithfare, mendjemadh.

A je tip sfidues?

Besim Dina: I dua sfidat, por jo se i zgjidhi keq?.

Cila është sfida më e rrezikshme që ke përjetuar?

Besim Dina: 1991, në ushtri.

Cili është vesi më i keq që ke?

Besim Dina: Kam boll vese të kqija, spo di cilën me zgjedh, konkurrencë e madh.

Më thuaj një arsye pse do e braktisje Kosovën?

Besim Dina: Nëse teprohet me gënjeshtra këtu.

Kur do e sjellësh një libër autobiografik?

Besim Dina: I kam thënë dikujt, ja ka nis.

Çfarë komenti ke për martesën?

Besim Dina: Gabim i njerëzve që nuk kanë gabuar kurrë.

A je pendu që nuk je martuar deri tani?

Besim Dina: Unë jam njeri që kam gabuar plotë herë kështuqë nuk kam çka me u pendu, se nuk dua më gabime.

Karriera apo lidhja, cila duhet të jetë prioritet?

Besim Dina: ….(nuk përgjigjet)

A je eksituar ndonjëherë me xhirimet e emisionit?

Besim Dina: Me mashkujt apo femra po mendon?

Kushdo?

Besim Dina: …..