Besim Dina flet në detaje për jetën e tij

0
3381

Besim Dina ka treguar shumë gjëra për jetën e tij personale dhe profesionale. Autori i emisionit “Oxygen show” ka qenë i ftuar në emisionin “Prive” në Klan Kosova, në rubrikën 25 pyetje.

Besim Dina ka treguar se kënd do të dëshironte ta kishte të ftuar në emision.

Ka folur edhe për dilemën që ka pasur në fillim për emrin e emisionin.

Nëse Besim Dina nuk do të udhëhiqte me emisionin, kush sipas tij do të ishte i duhuri? Tregon se është një femër.

E ndër të tjera, ka zbuluar se për kënd do të rrinte pa “Oxygen”.

Kjo është intervista e Besim Dinës dhënë për Prive, në rubrikën 25 pyetje.

Kush është Oxygen-i yt?

Nëse mendon si emision, është vet Oxygen-i të cilin e kam menduar shumë moti dhe jam plotësuar me emision televiziv. Nëse duam ta zgjerojmë më tepër, kam shumë shokë e shoqe, familja, etj.

Çfarë do të bëje pa Oxygen?

Pa Oxygen e kisha gjet vetën me siguri po mendon për emision, çka do të bëje pa Oxygen, kisha punuar, kam qenë student i mirë, kisha kryer për fizikë, matematikë, ose sport, kam qenë sportist.

Për kë do të rrije pa Oxygen?

Për çdo kënd që është më i madh emisioni, nëse më thotë populli mos e bëjë mo e bëjë sepse po e dëmton popullin, nëse më thotë shteti serioz, kur të bëhemi shtet serioz, mos e bëjë emisionin sepse po e dëmton popullin. Sepse me më thënë dikush le për hatër timin, jo, sepse është vet jeta ime kjo.

Nëse do të kthehesh në emisionin e parë, çka do të bëje ndryshe?

Kuizin nuk e kisha prek sepse e dua shumë, kuizi gjithqysh do të ishte pjesë e emisionit, pjesën me mysafirët kisha pas qef me ndërtu pak më fuqishëm, për shkak të atraktivitetit të emisionit, se jo që kam dëshirë unë me u përla me mysafirin, as nuk kam ndonjë antipasti as simpati për mysafirin, e ftojmë mysafirin që mendojmë se nxjerrim diçka të bukur, ndonjë porosi, sepse nuk kam ndonjë privatësi me askënd për mysafirëve, jetoj me shokët e fëmijërisë, krejt ndryshe jetoj por këtë e si kam punë.

Cilën figurë botërore do të doje ta kishe në emision?

Ka plot. Toni Blair, Jim Shea, nëse duam me i falenderu, komplet botën perëndimore që na kanë ndihmuar. Nga arti kasha pas qejf, Rogers e Floyd, Tina Turner. Ka plot, Gjergj Fishten, me i thënë si i bëre gjithë ato vargje dhe ja qëllove gjithmonë. Plot personalitete.

Oxygen me pas ndonjë emër tjetër?

Marshall, Georg Catlett Marshal, ka qenë njeriut që e ka bërë planin për zhvillimin e botës perëndimore pas luftës së dytë botërore, dhe opsion e kam pas ose Marshall ose Oxygen. Por nuke bëra Marshall, duke e pas hezitim, sepse mund të ketë një  keqkuptim këtu kur mendojnë për ndonjë Marshall tjetër, sepse George Catlett Marshall e ka pas planin gjithpërfshirës ër Evropën perëndimore, dhe kështu unë e kam pas Oxygen-in në kokë që ja Marshall, gjithëpërfshirës që e ka diturinë, humorin, biseda, muzikën, pastaj e kam lënë Oxygen, ashtu kam menduar që është oksigjen për trupin, shpirtin ky emision.

Kujt do ia dorëzoje timonin e Oxygen-it?

Timonin e Oxygen-it ja kisha heq krejt sepse mendoj që Oxygen tash ecë vet. Mu kish duk atraksion, si shikues ose si autor, sikur Oxygen-in ta kishte udhëhequr një femër, por me këtë dinamikë, mua më pëlqen kështu të udhëhiqet me këtë dinamikë, sepse femrat sigurisht e bëjmë me më edukatë, më butë, më bukur, por mua mu kish duk atraktive me udhëheqë femër emisionin me dinamikë.

Kujt nuk ia hap asnjëherë telefonin?

Nuk kam dikë që them se nuk ia hapi kurrë, por mundem mos me ia hap telefonin disa njerëzve, do dallavergji, mysafirë të tjerë jashtë muzikës që nuk i thirri kurrë në emision, u thonë adhuruesve kishe, bëni presion te Besimi se publiku po duan. Unë ua kuptoj logjikën, e kanë shumë të thjeshtë, nuk ua hap telefonin ose nuk ua kthej në facebook. Këta njerëz që duan te ndikojnë në emision. Nga jeta private nuk ka meqë nuk ua hap telefonin.

Çfarë nuk fal Besimi?

Nuk e fali rrenën, mashtrimin, tradhtinë.

A mban inat?

Mbaj, por nuk e gjuaj krejt njeriun. Nëse më ka prek diku shumë rënd, normal nuk rri me të më, por nëse ka bër gabim që është i riparueshëm, e fali. Nëse është i pa riparueshëm nuk e fali, i pariparueshëm është nëse të prek në moral, karakter.

Çka nuk di publiku për ju?

Publiku nuk di shumë gjëra për mua, por ato nuk janë interesante, por nuk janë në dëm të publikut.

A do e bëje një libër për jetën?

Jo, çka kam me shkruar unë, kam qenë student i mirë, emision, sportist, emision, kaq.

Cili është vesi më i keq që ke?

Pastërtinë, jam tepër vesvese, derën e shikoj a është dorëza e pastër. Precizitetin e dua shumë. Vonesat i urrej, vonesat në punë, edhe pse i kam shokë e shoqe stafin, ndikon shumë kur dikush vonohet, edhe papërgjegjësia, hajt se mirë boll, kjo me nervozon, fatmirësisht nuk kemi shumë i kemi eliminuar.

Çfarë kënge dëgjon kur nisesh për Gjakovë?

Dëgjoj muzikë rock, edhe disa këngë të Shqipërisë, disa këngëtarë të Shqipërisë të mirë. E dëgjoj radion.

A ke sekrete?

Kam, nuk janë në dëm të askujt.

A ka pasur moment kur ke dashur të dorëzohesh?

Jo kurrë. Mund të bëhem nervoz, por jo me u dorëzu. Në jetë e kam parim mos me u dorëzu. Oxygen mund të ndërpritet kur nuk kemi punë, nuk na do askush.

Çka të bënë më shumë krenar te vetja?

Karakteri, servilizmin nuk e kam, më bënë krenar te vetja karakteri, mendoj që veproj drejtë, nuk jam servile dhe i urrej ata njerëz.

Kur ndihesh i pasigurt?

Vetëm te doktorët më ka humb besimi.

A të kanë kërcënuar ndonjëherë?

Po, ka pas raste kur më kanë kërcënuar, kanë ardh si luana, e janë kthyer si lepuj.

Për çka nuk bënë kompromise?

Nuk bëjë kompromise për atdheun, për karakterin tim, për padrejtësinë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu