Besim Dina e Besian Mustafa bëjnë thirrje për konsumim të produkteve vendore

0
368

Është ministri më i ri në Qeverinë Kurti dhe tashmë po udhëheqë me dikasterin më të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Papunësia dhe mundësitë e mëdha në bujqësi do të jenë dy gjërat që atij do i duhet t’i bëjë një.

Besian Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural, që shkollimin e tij në Amerikë e ka përfunduar në kohë rekord, siguron se do të ketë transparencë në subvencionime.

Në emisionin Oxygen ka folur për LDK-në, për jetën e tij, për babin – Xhemajl Mustafa, e shumë të tjera.

“Ndoshta sfida kryesore në ministri është nevoja për më shumë transparencë, ministria jep 20 milionë grante në vit ndërsa kërkesa është për rreth 150 milionë. Pra, fondet nuk janë të mjaftueshme dhe gjithsecili që nuk merr fonde nga ministria e ka brengën pse e ka marr e pse ai tjetri. Përveç që me pas drejtësi, është edhe idea që me bind fermerin që në mënyrë transparente është zgjedhur gjithçka. Jo të gjithë kanë me marr grante dhe subvencione, por ata që nuk marrin kanë me qenë të bindur që nuk i kanë marr veç për shkak të mungesës së buxhetit e jo për dallavere”, thotë Mustafa.

Pasuria me e madhe që ka vendi është bujqësia dhe ka potencial që të zhvillohen të gjitha. Mustafa thotë se do mundohen t’i përkrahin të gjithë ndërsektorët e bujqësisë.

Ai, bashkë me Besim Dinën kanë bërë thirrje te të gjithë që të mos konsumojnë produkte nga Serbia

“Kjo quhet fushatë vetëdijësuese që duhet për qytetarët, ata e dijnë por duhet me ua rikujtu blerjen e produkteve vendore. Edhe në Amerikë ka fushata “by american products first’, pra të kemi preferencë për produktet vendore. Nuk duhet me ba me ligj, por nëse unë dhe ti vendosim me ble produkte vendore nuk ka nevojë shteti me na thanë blini produkte vendore”, ka thënë ai.

“Veç ilaçe nëse nuk ka askund në botë kisha ble prej tyre, që me u shëndosh e prapë mos me ble produktet e tyre. Ilaçe ka bota gjithandej shyqyr. Nuk dua me i ble. Ndërsa prodhuesit vendor duhet të sjellin cilësi”, thotë Besim Dina.

Mustafa ka deklaruar se bashkimi i shqiptarëve do të ndodh në Bashkimin Evropian.

Ai tha se Kurti është i determinuar në objektivat dhe qëllimet e tij, dhe u shpreh i bindur se Kurti ka qëllim të mirën e vendit.

Kur ka folur për Isa Mustafën tha se është një nga njerëzit më inteligjent që ka njohur ndonjëherë si në procesionin e tij si ekonomist, në politik e edhe në rrafshin individual.

Ai është i biri i veprimtarit Xhemajl Mustafa, të cilin e kanë vrarë pasluftës dhe që ende nuk dihet nga kush.

Besiani ka të njëjtin post në LDK, sikurse babai i tij, zëdhënës.

“Kushdo që e ka vrarë babin nuk e ka dashtë Kosovës, ai, ajo apo ata, kushdo që janë. Ne kemi si familje ionformatë nga Prokuroria, gjithmohnë kemi marr përgjigjen standarde; hetimet vazhdojnë”, thotë Besian Mustafa. 

Ka qenë kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve KIESA, punoi si udhëheqës në menaxhimin e investimeve dhe riskut në bankat komerciale të Kosovës dhe kontribuoi në themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Diplomë të Shkollës së Mesme në Ilionis të SHBA-së, Bachelor i Shkencave në drejtimet financa si dhe Bachelor në drejtimin kontabilitet në Pensilvani. Master në Administrim të Biznesit në Neë York.

Kryetar i degës së IV të LDK-së në Prishtinë.

Mbi 5 vjet ligjërues i ekonomisë në Staffordshire University, AAB dhe Riinvest.

Është anëtar Bordi në fondacionin e bamirësisë të themeluar nga Dua Lipa “Sunny Hill Foundation”. /oxygenpress.info