Besa Shahini e gatshme të kthehet si ministre e Arsimit në Kosovë

0
185

Besa Shahini që shumë kohë punon në Shqipëri si zv/ministre e Arsimit, e muajt e fundit është emëruar ministre.

Por ajo ka shprehur gatishmëri që këtë punë ta bëjë edhe në Kosovë.

“Në vend të Shyqiri Bytyqi normalisht që jo, sepse ai po e kryen një punë shumë të mirë këtu, mendoj që ai duhet gjithsesi të përfundojë mandatin e ndoshta të ketë edhe një mandat tjetër. Por, patjetër, unë kisha pas dëshirë që në një moment të dytë me ardh edhe me kontribuu në Kosovë, sidomos me eksperiencën që jam duke e fituar atje, për mua kishte me qenë rast i mirë edhe me i qu përpara planet dhe projektet që i kemi mes shqiptarëve e edhe me pru diqka të re e të mirë në Kosovë nga ajo që po mësoj në Shqipëri”, thotë Shahini./oxygenpress.info