Besa Shahini dorëzon detyrën e Ministres së Arsimit

0
127

Besa Shahini sot ka ka dorëzuar zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë tek Ministrja Evis Kushi.

Ajo këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook para përfaqësuesve të “Parlamentit të Nxënësve”.

““Parlamenti i Nxënësve” ka qenë këshilltari im më i mirë për politikat e arsimit parauniversitar, sidomos gjatë organizimit të mësimit në kushte shtëpie në periudhën e pandemisë, e cila vazhdon të jetë akoma mes nesh. Janë nxënësit dhe studentët ata për të cilët bëhen politikat arsimore, ndaj zëri i tyre është edhe spiranca që i duhet mendimit politik në fushën e arsimit”.

“Evisit, i uroj gjithë të mirat dhe suksese në detyrën e re, një detyrë e vështirë por jashtëzakonisht përmbushëse dhe me impakt të lartë në shoqëri”.