Besa për Kosovën, po ndihmon familjet në nevojë, ruajtjen e vendeve të punës dhe prodhimet vendore

0
90

Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19, është fushatë humanitare e cila ndihmon familjet të cilat janë në kushte të vështira ekonomike gjatë pandemisë së shkaktuar nga virusi COVID-19, dhe mbështet prodhuesit vendorë.

Kjo fushatë do të ju vije në ndihmë komunave të ndryshme të Kosovës të cilat janë në gjendje të rëndë gjatë kësaj kohe, duke ju shpërndarë pako me produkte ushqimore dhe produkte bazë të higjienës, me produkte MADE IN KOSOVA. Kjo për të ndihmuar fuqizimin e prodhimit në Kosovë që të marr vetën dhe të ju ofrojmë ndihmë familjeve në nevojë.

Besa për Kosovën: Diaspora në ndihmë të atdheut gjatë COVID-19, ku ju bëjmë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve për përkrahje, duke kontribuar në: https://www.facebook.com/donate/2846525232062333/3082614498457963/
Për të gjitha këto, Astrit Panxha, drejtor i Klubit të Prodhuesve, zotohet se ka transparencë dhe secili mund të ketë qasje në të dhënat se kush dhe sa ka ndihmuar.
Panxha në emisionin OXYGEN ka shpjeguar sa kushton një pako dhe si i shpërndajnë ato.

“Ata mbledhin fonde, ne e bëjmë pakon me produkte të Kosovës, me kosto të prodhimit, pa profit, dhe prodhuesit kanë shtuar edhe një sasi të produkteve. Pakoja ka vlerën 26 euro që llogaritet për dy javë. Pakoja është me ushqimore dhe higjienike. Deri tani janë mbledhur 50 mijë euro, por do të vazhdojë kjo. Ky nuk është Fondi i Qeverisë, është tjetër. Këto fonde mund t’i shihni edhe në facebook kush sa dhuron”, thotë Panxha në Oxygen, duke shpjeguar se ata i dorëzojnë në Komunë dhe nënshkruhet letra që Komuna i ka pranuar, pastaj vendos Komuna në cilat familje shkojnë ato.

Ndërsa ka persona nga diaspora që janë lajmëruar të ndihmojnë me pako të caktuara, ndërsa fushata do të vazhdojë derisa të normalizohet situata.
Panxha thotë se prodhuesit në Kosovë kanë probleme të mëdha dhe pavarësisht se udhëheqësit e institucioneve kanë premtuar dhe deklaruar për lehtësim të procesit, kjo nuk ka ndodhur.

Sipas tij, ka kualitet në Kosovë, por varet nga çmimi që blini. Ka produkte më të lira dhe që kanë cilësi më pak të mirë dhe anasjelltas.
Në kohën e pandemisë, sipas Panxhës, të gjithë duhet sakrifikojnë. Ky vit llogaritet si vit i humbur ekonomik dhe duhet ruajtur vendet e punës dhe bizneset.

Ai ka bërë të ditur se në festën e Bajramit do të ndihmojnë edhe më shumë familje me më shumë pako.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës, “Besa Foundation” si dhe organizata Germin tashmë kanë shpërndarë 2 mijë pako, dhe do vazhdojnë edhe tutje.
Bisedën më në detaje mund ta ndiqni në kanalin e emisionit në youtube duke kërkuar OXYGEN

/oxygenpress.info

https://www.facebook.com/donate/2846525232062333/3082614498457963/