Besa Luzha shpjegon pse e larguan nga puna në Universitetin e Prishtinës dhe si e kthyen prapë

0
259

Mësimdhënësja Besa Luzha ka treguar në emisionin Oxygen përse ndodhi që e larguan nga puna kohë më parë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Ajo tregon se Chopin Piano Fest e organizon vullnetarisht ndërsa ligji në Kosovë lejon një punë me orar të plotë dhe një tjetër me gjysme orari apo e angazhuar.

Luzha në punën e saj të dytë është koordinatore e programit në gjuhën gjermane në Friedrich Ebert Stiftung.

“Ka qenë një iniciativë që mos me i leju njerëzit me mbajt dy apo më shumë puna me orar të plotë në të njëjtën kohë, unë tashmë jam kthyer në punë, por ka qenë një keqkuptim me punën time në fondacion, që nuk ka të bëjë me buxhetin e Kosovës, por unë aty nuk jam e angazhuar me orar të plotë, janë ngutur, por nuk kam zgjedhur punën përmes gjyqit, kam shkuar drejt në Universitet ua kam dorëzuar dokumentet dhe vendimi është kthyer prapë”, thotë Luzha.

Ndrysh, Luzha ka qenë pianiste, ka vazhduar me pedagogjinë muzikore, është profesoreshë e edukimit muzikor, ndërkohë ka doktoruar në Universitetin e Londrës me temën për bindjen e arsimtarëve të muzikës dhe praktikat e tyre.

Pjesë e temës së saj është pjesë e një libri si është zhvilluar edukimi muzikor nëpër botë, ku ajo shpjegon për pishtarët e parë të edukimit muzikor në Kosovë./Oxygenpress.info