Besa Luzha flet për kandidimin e saj për deputete dhe nëse u pendua

0
194

Mësimdhënësja Besa Luzha, që është aktiviste e shoqërisë civile në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë, më 6 tetor, ishte kandidate për deputete të Kuvendit të Kosovës.

Luzha, si askush tjetër, ishte në listën e koalicionit AAK-PSD, por ajo nuk ka aderuar në asnjë parti.

Në emisionin Oxygen ka folur për artistët edhe aktivistët e shoqërisë civile dhe ka shpjeguar nëse të përmendurit duhet të jenë pjesë e politikës.

Ajo nuk e konsideron gabim përfshirjen në politikë, të kujtdo qoftë.

Sipas Luzhës, duhet të ketë të përfshirë dhe pjesë e Kuvendit e Qeverisë njerëz të të gjitha kategorive, profesionistë.

“Te ne njerëzit nuk faj sepse janë zhgënjyer nga partitë ekzistuese që e kanë përdor politikën jo për të mirën e qytetarëve por për tu pasuruar për vete, apo për të zhvilluar interesat e veta apo grupeve të veta. Përndryshe secili prej nesh jemi qenie politike, nëse angazhohesh për arsim, për ambient, për shëndetësi më të mirë, ti po merresh me politikë. Politika është me zhvillu programe, me marrë masa veprime për të mirën e qytetarëve. Por ata që hyjnë në organizime partiake dhe marrin besimin e qytetarëve, ata hyjnë në ndonjë institucion ata marrin përgjegjësinë me direkte për t’i zbatuar ato projekte, por për t’i ndërtuar të gjithë marrim pjesë”, thotë ajo.

Sipas saj, tek ne është keqkuptuar, që nëse dëshiron të merresh me politikë duhet patjetër me qenë në një parti.

“Mundesh me kërku besimin e qytetarit edhe pa qenë pjesë e një partie, sistemi ynë zgjedhor aktualisht nuk e mundëson, sepse nuk isha e gatshme që të hyj e pavarur, dhe qytetarët nuk më dhanë besimin për arsye të ndryshme. Unë nuk do të jem pjesë e Kuvendit. Por nuk do ndalem me angazhimet”, thotë Luzha.