Berisha – Molliqajt: Shko shkarravite stacionin e policisë në Leposaviq

0
376

Nga Kimete Berisha

Çka paske kujtu ti Napoleon?
M’i shkarravit muret e stacionit të policisë, e ata me ta leju ty, se paskan mbet shkret policia që me t’leju t’y m’u frustru, në mënyrë që me provu ti m’i shëru komplekset e t’ua!
Demek ti i Madh, i paarritshëm, dhe i urren autoritetet.
Kompleksi i ‘Napoleonit’ nuk ka shërim.
Bindu.
Ti je tradhtar.
Një tradhtar, që me pasion e tradhton shokun e vet, i bindur se tradhtia të bën të Madh.
E pse nuk u bëre i Madh pra?
Kush po të ndal!
Albin Kurti nuk të ndalon të bëhesh i Madh!
Ku ke pa ti që mashtruesi e i pabesi m’u bë i Madh!
S’ka shans.
Nëse mbjell therra-korr therra. Paske kujtu ti, me mbjell therra e me korr karanfila!
Është e kot ta ngjyrosësh me bojë të kuqe-trëndafilin e kuq (ka thënë Osho).
‘E kot është edhe t’ia pikturosh këmbët gjarprit’, sepse nuk i përdor ato.
As arrestimi s’të shëron nga kompleksi.
Kot e ke.
Të garantoj me jetë se kurrë s’do të bëhesh i Madh!
Policisë sonë, i lumtë.
Policia nuk duhet me leju që m’i kalu miu nëpër mustaqe.
P.S. Shko shkarravite stacionin e policisë në Leposaviq, në daç me ta pranu që je kaq i Madh!
Ose hajde te banesa ime e bardhë e vizatoje p. e maces!