Ben Apolloni sjell në Prishtinë “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”

0
213

Të hënën, më 4 shkurt në teatrin “Dodona” në Prishtinë jepet premiera e shfaqjës “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, me regji të Ben Apollonit, përcjell OxygenPress.

Shfaqja po përkthehet në shfaqje prej romanit “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, i autorit shkodran Ridvan Dibra.

Shfaqja fillon në orën e 19:30, ndëkohë që repriza shfaqet të martën në të njëjtën termin.

Shfaqja është bashkëproduksion i aktores dhe producentes, Arjola Demiri dhe Teatrit “Dodona”.

“Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, vjen pas suksesit të madh që tregoi shfaqja e Ben Apollonit, me titull “Kur Hana del”./OxygenPress.info