Bellew beson në të pamundurën

0
101

Më 10 nëntor, në Mançester zhvillohet meçi ndërmjet britanikut Tony Bellew dhe kampionit të botës në peshën “cruiserweight”, ukrainasit Oleksandr Usyk.

Edhe pse ky i fundit konsiderohet favorit, britaniku beson se do ta fitojë sfidën.

“Usyk është përbindësh, por unë do ta gjej mënyrën për ta mposhtur. Nuk e di në çfarë mënyre, në cilin rund dhe si do të ndodhë, por Osyk do të përjetojë diçka që nuk ka përjetuar kurrë më parë“, ka thënë 35-vjeçari Bellew, që shpreson t’i shkaktojë rivalit ukrainas humbjen e parë në karrierë.

Në anën tjetër, Bellew ka bilanc prej 30 fitoreve, dy humbjeve dhe një barazimi.

Në këtë sfidë hyn pas dy fitoreve ndaj David Haye në peshën e rëndë. “Nuk i frikësohem askujt, përkundrazi frikën e pashë në sytë e tij. Kam shumë përvojë, jam i përgatitur mirë dhe besoj se do ta fitoj këtë meç”, ka shtuar Bellew./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu