Behrami tregon një tipar të tij

0
36

Mesfushori shqiptar, Valon Behrami edhe më tutje vazhdon të jetë i rëndësishëm për skuadrën e tij, megjithëse tashmë është 33 vjeçar.

Së fundi, të shtunën, Udinese ka shënuar një fitore të rëndësishme  përballë Cagliarit me rezultat 2:0, ndërsa Behrami e ka shënuar golin e dytë. Për “Udinews.tv” mesfushori shqiptar ka folur pas takimit dhe është shprehur i kënaqur me paraqitjen e tij.

“Është kënaqësi të shënosh, por nuk jam nga ta që jetojnë për këto gjëra. Unë e mbështes fort atë që besoj dhe kur merr respekt është kënaqësi më e madhe. I kam parë shokët e skuadrës, por unë kam një mënyrë të të menduarit në kokën time. I qëndroj ideve të mia, jam shumë kokëfortë dhe nëse dua diçka do ta bëj pavarësisht pengesave apo problemeve që mund të hasen”, ka thënë Behrami.

Udinese renditet në pozitën e 15-të në Serie A me 18 pikë të tubuara./OxygenPress.info