Befasi në listën e ngushtë për “Topin Artë”

0
55

Duket se epoka e dominimit të dyshes Lionel Messi – Cristiano Ronaldo për të fituar “Topin e Artë” i ka ardhë fundit. Sipas një informacioni që është bërë publik sot në të përditshmen britanike “The Sun”, surprizat janë të shumta. Gazetari francez i RF1, Eric Mamruth, ka bërë publike në faqen e tij zyrtare “Twitter” disa informacione “top secret” në lidhje me rezultatin e votimeve, ndërkohë që sipas tij është numëruar gjysma e votave.

Surprizat janë të shumta, pasi në listën e “top-3” finalistëve nuk janë as Lionel Messi e as Cristiano Ronaldo, dy futbollistët që kanë diktuar 10 vitet e fundit, me nga 5 fitore secili. Jho do të thotë që epoka e dy fenomenëve të futbollit ka përfunduar. Madje nuk është as sulmuesi Antoine Griezmann. Ata kanë marrë mjaft vota, por jo mjaftueshëm për t’u ngjitur në 3 vendet e para, ku ndodhen 3 futbollistë të tjerë, të 3 finalistë të Kupës së Botës “Rusi 2018”.

Sipas informacioneve të bëra publike sot, në vendin e tretë ndodhet sulmuesi Kylian Mbappe, një nga favoritët për fitimin e “Topit të Artë”, por larg kre.ut, ku ndodhet kroati Luka Modric. Ky i fundit mori edhe trofeun “The Best” pak kohë më parë dhe shihet si kandidati kryesor për fitimin e “Topit të Artë”, ndërkohë që mes tyre ndodhet një tjetër francez, Raphael Varane. Mbrojtësi i Realit është i vetmi që këtë vit ka fituar si Champions League ashtu dhe Kupën e Botës./Oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu