Bebe Rexha paralajmëron albumin e ri muzikor

0
77

Këngëtarja Bebe Rexha ka paralajmëruar prej disa kohësh publikimin e një albumi të ri muzikor. Në intervistën e saj të fundit, artistja me prejardhje shqiptare bëri të ditur se tema e albumit të ardhshëm do të jetë reflektim i këngëve “Jealous” dhe “Sacrifice”, transmeton albinfo.ch.

“Muzika e albumit të ri do të jetë e ngjashme me këngët që keni dëgjuar deri më tani. Ndihem më e lumtur në karantinë, në kuptimin që kam pasur mundësi të ngadalësohem dhe të reflektoj për gjërat që janë të mira dhe të shëndetshme për mua”, është shprehur Rexha.