BE të trajtojë problemin e ndotjes farmaceutike

0
56

Parlamenti Europian i kërkon Bashkimit Europian për të trajtuar problemin e ndotjes farmaceutike, zvogëlimin e konsumit të përgjithshëm për frymë të ilaçeve, mbështetjen e zhvillimit të prodhimit të gjelbër dhe përmirësimin e monitorimit të mjedisit.

Me rezolutën e miratuar sot, PE bën thirrje për masa të reja për të adresuar problemin e ndotjes farmaceutike, e cila shkakton dëme për një kohë të gjatë në ekosistem, ul efikasitetin e barnave dhe rrit rezistencën ndaj antibiotikëve.

Rezoluta u miratua me 671 vota pro, 15 kundër dhe 10 abstenime.

Eurodeputetët kanë shprehur pendesë për vonesën serioze në prezantimin e qasjes dhe propozimeve strategjike të veprimit.

Ata kërkojnë një përdorim më të kujdesshëm të barnave, zhvillim prodhim më ekologjik dhe menaxhim më të mirë të mbeturinave të tyre në BE./ATSH