BE: Reduktim 55% të emetimeve të CO2 deri në 2030

0
36

Njëzet e shtatë vendet e Bashkimit Europian arritën sot, në përfundim të një nate të gjatë negociatash, një marrëveshje për të reduktuar me të paktën 55% emetimet e tyre të gazit me efekt serrë deri në vitin 2030 në raport me nivelin e vitit 1990, kundër një objektivi të mëparshëm prej 40%, njoftuan disa zyrtarë europianë.

“Krerët e shteteve të Bashkimit Europian miratuan një propozim ambicioz për një objektiv të ri klimatik”, theksoi në Twitter presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Marrëveshja u bllokua për disa orë nga Polonia, e shqetësuar për të marrë garanci për ndihmën financiare që do të merrte në këmbim të gjelbërimit të ekonomisë së saj./atsh