BE: Kontratë me ”Moderna”-n për vaksinën antiCOVID-19

0
78

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot një kontratë me kompaninë amerikan ”Moderna” për furnizimin deri në 160 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19, kontrata e gjashtë e arritur nga BE me një laborator farmaceutik.

“Jam e lumtur të njoftoj se do të nënshkruajmë nesër një kontratë të re për të siguruar një vaksinë tjetër kundër COVID-19”, deklaroi Von der Leyen, në një konferencë shtypi.

Ajo përmendi gjithashtu edhe një kontratë të shtatë të vaksinës në të ardhmen, pa dhënë shumë detaje./ATSH