BE: Kompromis me SHBA për mosmarrëveshjen tregtare

0
38

Komisioni Europian ka sinjalizuar gatishmërinë për kompromis në lidhje me një mosmarrëveshje mbi tarifat e tregtisë me SHBA-në.

“Ne kemi propozuar të pezullojmë të gjitha tarifat reciproke për gjashtë muaj me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për negociatat”, tha zëvendëspresidenti i KE, Valdis Dombrovskis, për revistën gjermane “Der Spiegel”.

“Kjo do të krijonte një frymëmarrje të nevojshme për industritë dhe punonjësit në të dy anët e Atlantikut”, shtoi ai.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, vendosi tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Europa.

Si kundërpërgjigje, BE vendosi tarifa mbi uiskin, xhinset dhe motoçikleta nga SHBA.

Fillimisht, politikanët përgjegjës për Politikën Tregtare në Uashington sinjalizuan se administrata e re e presidentit Joe Biden do t’i ruante tarifat e paraardhësit të tij./ATSH