BE kërkon luftë më të ashpër kundër piraterisë së produkteve

0
44

Kontrollet doganore për të luftuar produktet e falsifikuara janë të papërshtatshme, sipas një raporti nga një agjenci e BE për markat që tërheq vëmendjen për rolin e kontejnerëve të transportit në lëvizjen e mallrave të paligjshme në Europë.

Zyra e Pronës Intelektuale e BE deklaroi ”se transporti brenda BE-së është bërë një kanal i rëndësishëm për dërgesën e mallrave të falsifikuara” në dekadat e fundit.

Shumica e këtyre dërgesave vijnë nga Azia Lindore, veçanërisht Kina dhe Hong Kongu, të cilat zënë 79% të vlerës totale të kontejnerëve që përmbajnë falsifikime të kapura në të gjithë botën midis 2014 dhe 2016.

Për të njëjtën periudhë, falsifikimet përbënin 6.8 % të importeve të mallrave në BE nga vendet e treta, me vlerë 121 miliardë euro (146 miliardë dollarë). Shumica e falsifikimeve erdhën nga kontejnerët e transportit.

Agjencia me bazë në Spanjë tha se u duk se falsifikimet “nuk ishin një përparësi kryesore për zyrtarët e doganave”, të cilët në vend të kësaj i trajtuan ato si “shkelje tregtare sesa veprimtari kriminale”./ATSH