BE: Jo klauzolës së urgjencës Brexit për eksportin e vaksinave

0
35

Komisioni Europian deklaroi se nuk do të aktivizojë një klauzolë anulimi emergjent në marrëveshjen e Brexit në kufirin delikat irlandez me kufizime të reja për eksportin e vaksinave, por aktualisht blloku i 27 anëtarëve po detajon rregulloren aktuale.

”Krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian do të sigurojë që protokolli Irlandë/Irlandë e Veriut të mos ndryshohet. Komisioni nuk po aktivizon klauzolën e mbrojtjes”, theksoi KE në një deklaratë me shkrim.

Kufizime të reja mbi eksportet e vaksinave ANTICovid-19 nga BE ngritën alarmin në Belfast, Dublin dhe Londër për mënyrën se si ata mund të bllokojnë eksportet për në Irlandën e Veriut.

Kryeministri britanik, Boris Johnson akuzoi për bllokadë, pasi plani synonte të ndalonte mosmarrëveshjet mes bllokut.

Në këmbim të mbajtjes së Belfastit në përputhje me rregullat doganore të BE-së, kjo marrëveshje ruan kalimin e mallrave midis shtetit të BE-së, Irlandës dhe territorit britanik të Irlandës së Veriut për të shmangur krijimin e një kufiri përfundimtar./ATSH