BE: Jemi duke ndjekur nga afër efikasitetin e vaksinave antiCovid-19

0
60

Tani për tani nuk ka prova se vaksinat Pfizer dhe Moderna nuk janë efektive kundër varianteve të koronavirusit, por ne ende jemi duke mbledhur dhe analizuar informacionet, deklaroi Komisionerja e BE për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, në një seancën plenare të Parlamentit Europian.

”Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë e Ilaçeve mbi këtë temë”, shtoi komisionerja.

“Viruset zakonisht pësojnë mutacion, prandaj duhet ta ndjekim këtë me shumë kujdes. Unë do t’i nxis shtetet anëtare të bëjnë më shumë për të identifikuar variantet e tjera të virusit”, shtoi ajo./ATSH