BE-ja mbështet efiçiencën e energjisë në Kosovë me 9.4 milionë euro, duke krijuar vende pune për të zvogëluar ndikimin negativ të virusit COVID 19 në ekonomi

0
60

Marrëveshja për grantin prej 9.4 milionë euro nga IPA 2017 u nënshkrua dje nga BE-ja dhe qeveria e Kosovës, me Bankën Botërore si administrues i besuar. Implementimi i projektit do të fillojë sapo  të tejkalohet situata me përhapjen e virusit COVID 19 dhe do të kontribuojë zvogëlimit të ndikimit të tij negativ në ekonomi.

Ky grant do të përdoret nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë si kapital për financimin e zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në infrastrukturën publike komunale, përkatësisht në shkolla, qendra të kujdesit shëndetësor, spitale etj dhe do të krijojë vende pune në sektorin e ndërtimtarisë.