BE dhe OBSH 7 milionë euro për vaksinimin në Ballkanin Perëndimor

0
77

Bashkimi Europian, në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka nisur një projekt të ri rajonal me vlerë mbi 7 milionë euro për të mbështetur vaksinimin e sigurt dhe efektiv të popullatave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, sipas https://ec.europa.eu/.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi deklaroi me këtë rast se “BE vazhdon të tregojë angazhimin e saj”.

“Me këtë projekt të ri për të mbështetur fushatat e vaksinimit në Ballkanin Perëndimor në partneritet me OBSH, BE vazhdon të tregojë angazhimin e saj për të mbështetur partnerët tanë në trajtimin e pandemisë”, deklaroi Varhelyi.

“Projekti vjen në krye të paketës sonë prej 70 milion euro për të mbështetur mundësinë e vaksinave për rajonin dhe për të siguruar pajisjet e nevojshme për fushatat”, theksoi ai.

Ky projekt do të ndihmojë në përgatitjen e rajonit për pritjen dhe administrimin efektiv të vaksinave COVID-19, duke përfshirë ato të marra nga COVAX dhe përmes mekanizmit të ndarjes së vaksinave të BE me shtetet anëtare të BE.

Kjo gjithashtu do të ndihmojë në përmirësimin e forcës së rajonit ndaj emergjencave shëndetësore dhe do ta mbështesë atë në lëvizjen drejt financimit të qëndrueshëm për kujdesin shëndetësor./ATSH