Basketbollisti me rrënjë nga Kosova zgjidhet i nënti në draftin e NBA-së

0
167
Maccabi Fox Tel Aviv's Deni Avdija controls the ball during the Euro League basketball match between Olimpia Milan and Maccabi Fox Tel Aviv, in Milan, Italy, Tuesday, Nov. 19, 2019. (AP Photo/Antonio Calanni)

Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Deni Avdija, është zgjedhur i nënti në draftin e mbrëmshëm të NBA-së.

Ai është djali i basketbollistit goran të lindur në Prishtinë, Zufer Avdija, mirëpo vetë ka lindur në Izrael.

19 vjeçi e përfaqëson Izraeli në gara kombëtare, dhe ka shkëlqyer te Maccabi Tel Aviv para se të zbarkonte në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

“S’e kam imagjinuar, është çmenduri për mua. Izraeli është vend shumë i vogël dhe nuk i jep shumë lojtarë NBA-së, por për mua është bekim vetëm që e përfaqësoj shtetin tim dhe që shkruaj histori”, ka thënë Avdija./KlanKosova