Basketbollistët e Prishtinës premtojnë edhe suksese tjera

0
69

Pas suksesit historik të arritur për kualifikimin në mesin e 16 ekipeve më të mira në FIBA Europe Cup, basketbollistët e klubit Z-Mobile Prishtina janë pritur në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ata zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer në Lituani, për të shënuar fitoren e tretë në kuadër të grupit E, triumf që u ka siguruar kryeqytetasve për herë të parë në histori të klubit, kalimin në fazën e dytë grupore në garë kryesore evropiane.

Ministri Kujtim Gashi, ka uruar basketbollistët dhe drejtuesit e klubit për suksesin e arritur.

Ministri Gashi ka kërkuar nga basketbollistët dhe përfaqësuesit e klubit që në përfaqësimet ndërkombëtare të japin maksimumin dhe të prezantojnë Kosovën sa më me dinjitet.

Ndërkohë që ai u premtoi mbështetjen e plotë të MKRS-së edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, basketbollistët dhe drejtuesit e klubit Z-Mobile Prishtina premtuan se në garat ndërkombëtare që do të marrin pjesë do të përfaqësojnë në mënyrën sa më të mirë të mundshme, jo vetëm klubin dhe qytetin e tyre por edhe Kosovën./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu