Bashkimi fiton derbin ndaj Prishtinës

0
63

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Prishtinës me rezultat 89:80 (24:16, 21:19, 31:26, 13:19), në kuadër të javës së 13-të të EBC Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo fitore e vashave prizrenase vjen vetëm disa ditë pasi pësuan humbje në finale të Kupës, pikërisht nga skuadra prishtinase.

Bashkimi e nisi ndeshjen më mirë dhe e fiton çerekun e parë 24:16. Periudha e dytë ishte më e barabartë, 21:19, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 45:35.

Vashat prizrenase ishin më të mira edhe në periodën e tretë, ku ngritën epërsinë deri në 17 pikë, 75:58, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 76:61. Në 10 minutat e fundit, Prishtina u mundua të rikthehet, por arriti vetëm të afrojë rezultatin, derisa Bashkimi triumfoi në fund 89:80.

Te Bashkimi u dalluan Saranda Daci me 25 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime, Lejzae Davidson me 30 pikë dhe Aisha Balarabe me 17 pikë e nëntë kërcime, kurse te Prishtina u dalluan Alexis Tolefree me 22 pikë dhe Era Shatri me 17.

Bashkimi ka 12 fitore dhe një humbje, kurse Prishtina tetë fitore dhe pesë humbje.

Një ndeshje shumë interesante është zhvilluar ndërmjet Vëllaznimit dhe Penzës, ku fitore shënoi skuadra pejane me shifrat 72:76 (20:20, 18:19, 18:18, 16:19). Takimi ka qenë shumë interesant dhe i barabartë deri në fund, por në çastet vendimtare skuadra pejane ishte më e vëmendshme dhe fitoi me katër pikë dallim.

Te Vëllaznimi u dalluan Raven Baker me 41 pikë e tetë kërcime dhe Sarah Mgbeike me 15 pikë e 21 kërcime, ndërsa te Penza u dalluan Arbnore Përquku me 32 pikë dhe Ashlie Hoëell me 16 pikë e 15 kërcime.

Vëllaznimi ka nëntë fitore dhe katër humbje, kurse Penza gjashtë fitore dhe shtatë humbje.