Bashkimi Evropian: Turqia të vendosë se në cilën anë të historisë do të qëndrojë

0
51
Arrivi info

Siguria në perimetrin e kufijtë tanë i takon Europës dhe ne nuk mund ta delegojmë sigurinë tonë dhe sovranitetin e shteteve tona anëtare te aktorë të tjerë, deklaroi sot zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me përshkallëzimin e tensioneve me Turqinë lidhur me Greqinë dhe Qipron.

Schinas përshëndeti rolin e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel që në ditët e fundit kanë punuar në mënyrë aktive për të shmangur një përshkallëzim dhe për të qetësuar tensionet në Mesdheun Lindor.

”Tani i takon Turqisë të vendosë një herë e përgjithmonë se në cilën anë të historisë dëshiron të jetë”, theksoi ai.

“Unë besoj se nga sot deri në Këshillin e Jashtëm jozyrtar, në fund të gushtit, do të kemi mundësinë të punojmë për të qetësuar tensionet dhe ritheksuar rëndësinë e Evropës si një forcë stabiliteti në këtë rajon të paqëndrueshëm”, tha Schinas.

”Ne e diskutuam atë në bazë të informacioneve që Borrell paraqiti. Europa punon në mënyrë aktive për të promovuar paqen dhe stabilitetin dhe i takon të tjerëve të kuptojnë se ky përcaktim duhet të jetë i ndërsjellë”, përfundoi Schinas.