Bashkëpunim SHBA-Kinë për krizën klimatike

0
51

SHBA-ja dhe Kina u angazhuan të bashkëpunojnë për çështjen shumë thelbësore të ndryshimit klimatik, njoftuan dy vendet në një komunikatë të përbashkët pas vizitës të të dërguarit amerikan, John Kerry në Shanghai.

“SHBA-ja dhe Kina u angazhuan të bashkëpunojnë mes tyre dhe me vende të tjera për të përballuar krizën klimatike, që do të trajtohet me seriozitet dhe me urgjencën që ajo kërkon”, sipas komunikatës së përbashkët të nënshkruar nga John Kerry dhe homologu kinez, Xie Zhenhua.

Teksti përfshin rrugë të shumta të bashkëpunimit midis dy ekonomive më të mëdha në botë, të cilat së bashku përbëjnë gati gjysmën e emetimeve të gazrave serrë përgjegjës për ndryshimin e klimës.

Uashingtoni dhe Pekini konfirmojnë forcimin e veprimeve të tyre respektive dhe bashkëpunimit të tyre përkatës në proceset multilaterale, duke përfshirë këtu Konventën kornizë të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimin e Klimës dhe Marrëveshjen e Parisit.

Kerry ishte zyrtari i parë i administratës të presidentit Joe Biden që vizitoi Kinën.

Vizita përbënte një shenjë shprese se të dy palët mund të punojnë së bashku në sfidën globale të ndryshimit të klimës, pavarësisht tensioneve të dukshme për disa çështje të tjera./ATSH