Bardhyl Dobra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme

0
254

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Bardhyl Dobrën, zëvendësministër të Punëve të Brendshme.

Bardhyl Dobra është në përfundim të doktoraturës, pranë Universitetit Gent në Belgjikë me temë “Administrata publike në shtete post-konflikt: rasti i Kosovës”.

I lindur më​ 17 shkurt 1986 në Drenas, përveç gjuhës shqipe, Bardhyli flet edhe gjuhën frënge dhe atë angleze.