Banorët paralajmërojnë bllokimin e rrugës “Muharrem Fejza” përmes protestës

0
673

Banorët e Lagjes Mati në kryeqytet po paralajmërojnë një protestë. Përmes saj ata planifikojnë të bllokojnë rrugën “Muharrem Fejza”.

Në një grup të krijuar në rrjetin social në facebook kanë krijuar një mundësi votimi se kush është PËR dhe kush KUNDËR kësaj proteste.

Për vetëm 2 orë vërehet se mbi 100 persona kanë votuar PËR dhe asnjë kundër.

“Të nderuar banorë,
#MJAFT ËSHTË #MJAFT!
Kemi duruar e mirëkuptuar si asnjë lagje tjetër. Jemi injoruar e përbuzur vazhdimisht nga Komuna e kryetari! Për çdo problem duhet njëherë krejt mediat t’i njoftojmë pastaj pason reagimi i tyre. Siç e përjetoni çdo ditë, rruga “Muharrem Fejza” tashmë është krejtësisht e dëmtuar! #GROPAT PO NA KUSHTOJNË!
Na ka mbetur vetë një mundësi: BLLOKIMI I RRUGËS SI REAGIM REVOLTE! A jeni për një PROTESTIM TË TILLË?”, ka shkruar Dren Shahini në këtë grup, që është banor i kësaj lagjeje dhe ndër më aktivët.

Ndryshe, kjo rrugë bashkë me ato lidhëse llogaritet që ka mbi 10 mijë banorë, ndërsa që shumë vite për shkak të ndërtimeve të ndryshme, banimi aty është tepër I vështirë. Ajo pjesë e stërngarkuar me gjithçka, që shumë vite është e pa rregulluar./ oxygenpress.info

 

https://www.facebook.com/groups/2117486841903850/