Banorët e New Yorkut tani mund të zgjedhin të mos jenë as femra e as meshkuj!

Që nga dita e parë e vitit 2019 njujorkezët kanë mundësi të zgjedhin të mos jenë as femra as meshkuj në certifikatën e lindjes.

Prindërit tashmë mund të zgjedhin për fëmijët e tyre gjininë e “papërcaktuar” ose “të panjohur” për të sapolindurit e tyre.

Sipas NYC Health, njujorkezët transgjinorë me vetëm një deklaratë të noterizuar mund të zgjedhin gjininë e tyre.